Alarmi/ Dhoma Botërore e Tregtisë: Lufta mund të shkaktojë krizën më të keqe industriale në histori

Alarmi/ Dhoma Botërore e Tregtisë: Lufta mund të shkaktojë krizën më të keqe industriale në histori

Një luftë në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë krizën më të keqe industriale në histori, paralajmëroi sot kreu i Dhomës Botërore të Tregtisë përpara Konferencës Ministrore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në Kamerun. “Është e pamundur të flasësh për të ardhmen e sistemit tregtar pa njohur shkallën e tronditjes që aktualisht po prek ekonominë reale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Botërore të Tregtisë, John Denton, në një panel së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala. Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme tashmë po ndikojnë në shumë sektorë, shumë përtej Lindjes së Mesme, tha ai. “Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka paralajmëruar se bota po përballet me një krizë energjitike më të keqe se tronditjet e naftës të...