Alarm në Poloni, avionët luftarakë interceptojnë një aeroplan ‘spiun’ rus mbi Detin Baltik

Alarm në Poloni, avionët luftarakë interceptojnë një aeroplan ‘spiun’ rus mbi Detin Baltik

Një avion zbulues rus që fluturonte pranë hapësirës ajrore polake u interceptua nga avionë luftarakë polakë mbi Detin Baltik. Vendet e NATO-s në kufirin lindor, si Polonia, kanë qenë në gatishmëri për shkelje të mundshme të hapësirës së tyre ajrore që nga shtatori, kur tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, disa ditë pasi më shumë se 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake. “Sot në mëngjes, mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, avionët luftarakë polakë interceptuan, identifikuan vizualisht dhe shoqëruan jashtë zonës së tyre të përgjegjësisë një avion rus zbulues që fluturonte pranë kufijve të hapësirës ajrore polake”, tha ushtria polake në një deklaratë. Ushtria theksoi gjithashtu se gjatë natës, u zbuluan objekte fluturuese që hynë në hapësirën ajrore...