Alarm në Azi, Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit
Kina ka shënjestruar me masa të rrepta 40 kompani dhe subjekte japoneze, duke i akuzuar se po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Japonisë. Ministria kineze e Tregtisë kufizoi eksportet drejt 20 njësive japoneze, përfshirë disa kompani të konglomeratit Mitsubishi dhe agjencinë hapësinore japoneze, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare. Nga 24 shkurti, eksportuesit kinezë nuk do të lejohen të shesin në Japoni mallra të ashtuquajtura “me përdorim të dyfishtë”, produkte që, sipas qeverisë kineze, mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Edhe pse Pekini kishte njoftuar që në janar një ndalim të gjerë të eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë drejt Japonisë, masa e së martës godet në mënyrë të veçantë dhjetëra kompani të mëdha japoneze. Disa prej aksioneve të tyre pësuan...
Burimi:
top-channel.tv