Alarm në Antarktidë, mijëra pinguinë perandorë mund të kenë ngrirë pas zhdukjes së akullit
Një zbulim tronditës nga shkencëtarët tregon se një proces jetik për Emperor Penguin po kthehet në kërcënim serioz për mbijetesën e tyre, ndërsa Antarktida po përballet me pasoja dramatike nga ngrohja globale. Çdo vit, pinguinët perandorë kalojnë 30-40 ditë në një proces intensiv të quajtur ndërrimi i puplave, gjatë të cilit humbasin pendët e vjetra dhe rrisin të reja, rezistente ndaj ujit. Gjatë kësaj periudhe ata nuk mund të futen në ujë, pasi rrezikojnë të ngrijnë për vdekje. Për këtë arsye, kanë nevojë për platforma të qëndrueshme akulli detar. Por në vitet 2022-2024, akulli detar në Antarktidë u tkurr ndjeshëm, duke arritur nivele rekord të ulëta. Në vitin 2023, sipërfaqja ra nga një mesatare prej 2.8 milionë km² në vetëm 1.79 milionë km². Si pasojë,...
Burimi:
top-channel.tv