Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh pas konstatimit të një droni
Aeroporti kryesor i Oslos mbylli një nga pistat e tij sot pasi një dron u pa duke fluturuar në zonën e aeroportit, tha policia norvegjeze në një deklaratë. Sipas autoriteteve, prania e dronit u konstatua nga sistemet e sigurisë dhe u raportua menjëherë te policia dhe administrata e aeroportit, çka detyroi mbylljen e përkohshme të njërës pistë si masë parandaluese. Ekipet e sigurisë u vendosën në terren për të identifikuar dhe neutralizuar pajisjen, ndërsa u bë thirrje për shtimin e vigjilencës në të gjithë zonën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv