Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar
Greqia është përfshirë nga një valë e fortë moti të keq, me ulje të ndjeshme temperaturash, reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke ngritur alarmin e kuq në disa rajone të vendit. Me vendim të Guvernatorit Rajonal Nikos Hardalias dhe pas rekomandimit të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike e private, si dhe shkollat e natës në Atikë, do të mbeten të mbyllura të mërkurën, më 21 janar, për arsye paraprake. Ky vendim u mor për të mbrojtur nxënësit dhe stafin mësimdhënës nga rreziqet e udhëtimit, pasi pritet intensifikim i reshjeve nga mesdita e së mërkurës. Sipas buletinit emergjent të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, moti do të karakterizohet nga shira dhe stuhi...
Burimi:
javanews.al