Akuzohet për abuzim me pushtetin, ish-ministri polak i Drejtësisë merr azil politik në Hungari
Një ish-ministër i lartë polak, i cili po hetohet për abuzim të dyshuar me pushtetin gjatë kohës kur ishte pjesë e qeverisë konservatore-nacionaliste të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka marrë azil politik në Hungari. Zbigniew Ziobro, ish-ministër i Drejtësisë dhe një nga figurat më të fuqishme të qeverisë së PiS, luajti një rol kyç në reformat e debatueshme të sistemit gjyqësor. Kritikat ndaj këtyre reformave kanë qenë të ashpra, me akuza se ato minuan sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjykatave, duke shkaktuar përplasje të gjata mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian. Pas humbjes së pushtetit të PiS në vitin 2023, Polonia drejtohet nga një qeveri koalicioni pro-evropiane e udhëhequr nga Donald Tusk, e cila ka premtuar hetimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të dyshuara gjatë...
Burimi:
top-channel.tv