Akuzë e re për Princin Andrew: Një grua tjetër pretendon se u dërgua nga Epstein për takim seksual në rezidencën mbretërore

Akuzë e re për Princin Andrew: Një grua tjetër pretendon se u dërgua nga Epstein për takim seksual në rezidencën mbretërore

Një grua e dytë pretendon se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein për një takim seksual me Andrew Mountbatten-Windsor, tha avokati i saj për BBC-në. Takimi dyshohet se ka ndodhur në rezidencën e ish-princit, Royal Lodge, në vitin 2010. Gruaja, e cila nuk është britanike, ishte në të 20-at në atë kohë. Avokati i gruas, Brad Edwards nga firma amerikane Edwards Henderson, tha se pasi kaloi natën me Andrew, ajo thotë se i është bërë edhe një turne në Pallatin e Buckinghamit dhe është gostitur me çaj. “Po flasim për të paktën një grua që u dërgua nga Jeffrey Epstein te Princi Andrew. Dhe ajo madje, pas një nate me Princin Andrew, bëri një turne në Pallatin Buckingham”, tha avokati. BBC News...