Akuza të reja për Princin Andrew, masazhatorja: Doli i zhveshur para meje dhe më pagoi me një cek të Familjes Mbretërore

Akuza të reja për Princin Andrew, masazhatorja: Doli i zhveshur para meje dhe më pagoi me një cek të Familjes Mbretërore

Akuza të reja janë bërë publike ndaj Prince Andrew, lidhur me pretendime për masazhe private në Buckingham Palace, si dhe përdorimin e mundshëm të fondeve publike gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Masazhatorja Monique Giannelloni ka deklaruar për mediat britanike se në qershor të vitit 2000 ishte ftuar në Pallat për t’i bërë masazh ish-Dukës së Jorkut. Sipas saj, ajo ishte prezantuar me Andrew nga Ghislaine Maxwell, e dënuar më vonë për trafikim seksual. Giannelloni pretendon se pagesa për shërbimin prej 75 paundësh ishte kryer nga një llogari e Familjes Mbretërore. Në deklaratat e saj, ajo pohon se gjatë takimit Andrew kishte dalë nga banjoja pa rroba para fillimit të masazhit, duke e vendosur atë në një situatë të...