No Image Available

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të hapë mundësi për të shfrytëzuar rezervat e naftës së vendit. Sipas mediave të huaja, aksionet e Chevron u hapën me më shumë se 4% më lart, pasi u rritën me më shumë se 7% në tregtim më herët. Firma të tjera, përfshirë ConocoPhillips, Repsol të Spanjës dhe Haliburton, gjithashtu dolën të fituara. Diku tjetër, çmimet e metaleve të çmuara dhe aksionet në industrinë e mbrojtjes u rritën gjithashtu, ndërsa ndërhyrja rriti shqetësimet e investitorëve në lidhje me rreziqet gjeopolitike. Chevron është e vetmja firmë energjetike amerikane që operon aktualisht në Venezuelë, e cila ka rezerva të pasura nafte, por ka parë prodhim të tkurret në...