Aksioni i SHBA-së për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë brenda pak orësh

Aksioni i SHBA-së për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë brenda pak orësh

SHBA-të kanë sekuestruar një tjetër anije nafte në Karaibe mëngjesin e sotëm, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së në X. Anija konsiderohej pa shtetësi dhe po “kryente aktivitete të paligjshme” në Karaibe. Departamentet e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare kryen operacionin. Anija tani po shoqërohet për në SHBA nga Roja detare amerikane. Sekuestrimi i kësaj anije vjen pasi SHBA-të sekuestruan gjithashtu një anije cisternë nafte me flamur rus të lidhur me Venezuelën rreth një orë me parë. Top Channel