Aksioni blic i SHBA-së që çoi në arrestimin e Maduros, amerikanët përdorën sulme kibernetike për të ndërprerë energjinë elektrike në Karakas
Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se SHBA-të përdorën sulme kibernetike ose aftësi të tjera teknike për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike të Karakasit gjatë sulmeve në kryeqytetin e Venezuelës që çuan në kapjen e Nicolas Maduros. Operacione të tilla zakonisht janë sekret dhe SHBA-të konsiderohen si një nga vendet më të përparuara në botë në operacionet kibernetike. “Ishte errësirë, dritat e Karakasit ishin kryesisht të fikura për shkak të një njohurie të caktuar që kemi, ishte errësirë dhe ishte vdekjeprurëse”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Mar-a-Lago, ku e përshkroi operacionin në detaje. Gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha gjatë së njëjtës konferencë për shtyp se Komanda e Mbrojtjes e SHBA-së, Komanda Hapësinore e SHBA-së dhe...
Burimi:
top-channel.tv