Aksidenti tragjik me 7 viktima, dëshmia e të plagosurit: U bllokua timoni në parakalim
Një dëshmi lidhur me shkaqet e aksidentit fatal në Rumani, nga një prej të plagosurve, u transmetua për televizionin grek ERT nga mjeku Dimitris Koukoulas. Siç e përmendi ai, tifozi i lënduar i PAOK-ut i tha se sistemi i timonit u bllokua, duke rezultuar në pamundësinë e shoferit për ta kthyer atë në korsinë e djathtë pas tejkalimit, shkruajnë mediat greke. Siç raportoi mjeku, i plagosuri në fjalë është në gjendje më të mirë se të tre, me fraktura kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe ai përshkroi momentet dramatike para aksidentit. Kjo dëshmi i shtohet asaj që autoritetet kompetente po shqyrtojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Siç theksoi mjeku, prindërit e viktimave kanë filluar të mbërrijnë në Rumani për detyrën e vështirë...
Burimi:
kohajone.com