Aksidenti tragjik hekurudhor në Greqi, sot tre vite nga vdekja e 57 personave, grekët në protestë: Krimi nuk do të mbulohet

Aksidenti tragjik hekurudhor në Greqi, sot tre vite nga vdekja e 57 personave, grekët në protestë: Krimi nuk do të mbulohet

Tre vjet pas aksidentit tragjik hekurudhor në luginën e Tempit, ku humbën jetën 57 persona, shumica e tyre studentë, mijëra qytetarë dalin sërish në rrugët e Greqisë dhe në dhjetëra qytete jashtë vendit, duke kërkuar drejtësi dhe transport publik të sigurt. Më shumë se 120 tubime proteste organizohen në sheshe të ndryshme, me sloganin e përbashkët: “Krimi nuk do të mbulohet”. Protestat mbështeten nga sindikata, organizata të punonjësve të sektorit publik dhe privat, shoqata studentore dhe familjarët e viktimave, të cilët theksojnë se, edhe pas më shumë se 1.000 ditësh, përgjegjësit nuk janë ndëshkuar dhe shkaqet e plota të tragjedisë nuk janë zbardhur. Në Athinë dhe Selanik, pjesëmarrja pritet masive, ndërsa mijëra forca policore janë në gatishmëri. Familjarët shprehin mosbesim ndaj mënyrës se si është...