Aksidenti i rëndë me tramvaj në Milano: një i vdekur dhe mbi 25 të plagosur

Aksidenti i rëndë me tramvaj në Milano: një i vdekur dhe mbi 25 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me shpejtësi të lartë në një ndërtesë, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sipas autoriteteve dhe mediave italiane, tramvaji me numër 9, që ishte në drejtim të stacionit hekurudhor Porta Genova, doli nga shinat rreth orës 16:00, teksa po lëvizte në Viale Vittorio Veneto, në zonën e Porta Venezia. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa të paktën 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur. Disa persona me lëndime të lehta janë trajtuar menjëherë në vendngjarje nga ekipet mjekësore. Raportimet paraprake tregojnë se disa persona mbetën të bllokuar...