Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Aksidenti i mori jetën shefit të shtabit të ushtrisë libaneze, Turqia përjashton sabotimin
Mohammed Ali Ahmed al-Haddad TURQI- Shefi i Shtabit të Ushtrisë libaneze, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, së bashku me shtatë persona të tjerë, përfshirë zyrtarë libanezë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën në një aksident ajror pranë kryeqytetit turk, Ankara, njoftoi kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh. Komunikimi me aeroplanin që transportonte delegacionin libanezë u humb pak pas ngritjes nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë, me destinacion Tripolin. Sipas ministrit turk të Brendshëm, Ali Yerlikaya, mbetjet e avionit janë gjetur rreth dy kilometra në jug të fshatit Kesikkavak, në rajonin Haymana. Avioni ishte një Falcon 50 me numër 9H-DFJ dhe pak para zhdukjes nga radarët ishte bërë një kërkesë për ulje emergjente, pa mundur të ristabillohej komunikimi. Një zyrtar turk deklaroi për Al Jazeera se hetimet e...