Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie
Ka shkuar në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga tragjedia e së dielës, kur një prej trenave, i nisur nga Malaga me destinacion Madridin, doli nga binarët në orët e para të mëngjesit pranë Adamuz, në krahinën jugore të Andaluzisë, duke kaluar më pas në binarët e një treni tjetër që po afrohej, i cili gjithashtu doli nga shinat. Viktima e 41-të ishte një pasagjer, trupi i të cilit u nxor nga një prej vagonëve të trenit të nisur nga Malaga. Më shumë se 120 persona janë lënduar. 39 prej tyre, katër prej të cilëve fëmijë, vijojnë të marrin trajtim spitalor. Makineri të tonazhit të rëndë janë dislokuar në vendngjarje për të lëvizur vagonët e dëmtuar rëndë dhe për të lehtësuar punën...
Burimi:
javanews.al