Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Aksident TRAGJIK në Turqi/ Autobusi bie në përrua, tre viktima dhe 10 të plagosur (PAMJET)
Një aksident me autobus ndodhi të shtunën pasdite në Esenyurt të Stambollit. Autobusi doli nga kursi dhe përfundoi në një përrua, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Ekipe të shumta zjarrfikësesh, policie dhe mjekësore nxituan në vendin e aksidentit. Ndërkohë, të plagosurit po transportohen me ambulancë në spitalet aty pranë. Sipas njoftimit nga Prefektura e Stambollit, aksidenti ndodhi në orën 17:10 dhe u shkaktua nga përmbysja e automjetit për shkak të shiut.