Aksident tragjik në Brazil/ 6 të vdekur dhe 46 të plagosur rëndë nga përmbysja e autobusit, shkak dyshohet…
Gjashtë persona humbën jetën dhe 46 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në Brazil. Sipas autoriteteve lokale, 6 persona humbën jetën kurse të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Mediat raportuan se autobusi doli nga rruga dhe u përmbys pasi shpërtheu goma e majtë e pasme, çka bëri që shoferi të humbiste kontrollin e mjetit. Sipas tyre, autobusi po transportonte punëtorë bujqësorë nga shteti verilindor Maranhão drejt shtetit jugor Santa Catarina. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv