Aksident i rëndë në Milano/ Tramvaji del nga shinat dhe përplas këmbësorët, një i vdekur dhe 39 të plagosur
Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona, ku një prej tyre humbi jetën dhe 39 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia. Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë plagosur nga tranvaji. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv