Aksident i rëndë në Milano, tramvaj del nga shinat dhe përplas këmbësorët

Aksident i rëndë në Milano, tramvaj del nga shinat dhe përplas këmbësorët

Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona që ndodhen të bllokuar. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia. Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë ngujuar nën tramvaj. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin. Top Channel