Aksident i rëndë në Antalia/ Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Aksident i rëndë në Antalia/ Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Tetë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus në Antalia, një qytet i madh turistik në Turqinë jugore, tha guvernatori i Antalias. “Tetë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe 26 u plagosën. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale”, u tha gazetarëve guvernatori Hulusi Sahin, pa specifikuar nëse kishte ndonjë shtetas të huaj midis të përfshirëve në aksident.Autobusi, i cili po transportonte 34 pasagjerë nga Radesto (Tekirdag) për në Antalia, u përmbys këtë mëngjes në orën 10:20 në një autostradë që ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të shiut, shpjegoi guvernatori. SON DAKİKA: Antalya’da yolcu otobüsünün yaptığı kazada 8 kişi hayatını kaybetti. pic.twitter.com/5YQjMVmwzo — Pusholder (@pusholder) February 1, 2026 Antalya Döşemealtı'nda devrilip şarampole yuvarlanan otobüsten ilk görüntüler:pic.twitter.com/H3tL5Tob1g —...