Aksident hekurudhor në Machu Picchu/ Një person ndërron jetë dhe 40 të tjerë plagosen nga përplasja kokë më kokë e dy trenave

Aksident hekurudhor në Machu Picchu/ Një person ndërron jetë dhe 40 të tjerë plagosen nga përplasja kokë më kokë e dy trenave

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje ballë për ballë të dy trenave pranë Machu Picchu, atraksionit më të njohur turistik të Perusë. Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi të martën në një shinë të vetme që lidh stacionet Ollantaytambo dhe Aguas Calientes, qyteti më i afërt me qytetin e lashtë Inka. Në vendngjarje mbërritën rreth 20 ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan drejt spitaleve në qytetin fqinj Cusco. Një zyrtar shëndetësor deklaroi se të paktën 20 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ambasada amerikane në Peru njoftoi se mes të plagosurve ka edhe shtetas amerikanë, megjithëse identitetet e tyre nuk janë konfirmuar ende nga policia. Mediat raporton se qindra turistë mbetën të bllokuar në...