Aksident ajror në SHBA, 7 persona humbin jetën

Aksident ajror në SHBA, 7 persona humbin jetën

Një aksident ajror në SHBA ka shkaktuar vdekjen e 7 personave dhe një tjetër mbeti i plagosur. CNN raporton se si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine, 7 persona humbën jetën një një tjetër mbeti i palgosur. Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara.