“Ai shkonte nëpër shkolla dhe ‘peshkonte’ vajza adoleshente”, zbulohen detaje të reja tronditëse nga Dosja Epstein
Një pjesë e vogël e dosjeve të Jeffrey Epstein, të cilat përfshijnë mbi 3.5 milionë faqe dokumente, është bërë publike, duke zbuluar shkallën tronditëse të abuzimeve dhe shfrytëzimit seksual të mbi një mijë viktimave, sipas raportimeve të gazetës Times dhe gazetares së mediave sociale Jessica Harpin. Dosjet nxjerrin në pah një rrjet global ku pushteti dhe paratë u shërbyen abuzuesve për të manipuluar dhe shfrytëzuar vajzat e reja. “Ndërsa dosjet përmendin emra të këshilltarëve financiarë, akademikëve dhe politikanëve, identitetet e viktimave mbeten të fshehura. Por historitë e grave tregojnë tmerrin e plotë të rrjetit të Epstein,” shprehet Harpin. Ghislaine Maxwell, ish-assistente e Epstein dhe e dënuar për krime seksuale, përdorte makina për të gjuajtur vajza adoleshente nëpër shkolla dhe për t’i afruar ato me premtime...
Burimi:
top-channel.tv