“AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”
Inteligjenca Artificiale po prek çdo sektor, ndonjëherë edhe në mënyra që nuk priten, e këtu as gazetaria nuk bën përjashtim. Reporterët e portalit teknologjik The Verge zbuluan se Google ishte duke kryer eksperimente mbi titujt e artikujve që shfaqen në motorin e kërkimit, duke i ndryshuar, e shpeshherë duke tjetërsuar kuptimin e tyre. Gazetarët e medias në fjalë vunë re tituj të rishkruar që ndryshojnë edhe kuptimin e përgjithshëm të artikujve, dhe përgjegjësi sipas tyre, duket të jetë inteligjenca artificiale e Google. Kompania nuk mohoi ndërhyrjet, por u justifikua duke thënë se bëhet fjalë për një eksperiment me ndikim të kufizuar. Ideja, sipas përfaqësuesve të Google është “të identifikohet përmbajtja e një faqeje e cila mund të prodhojë një titull të dobishëm dhe të rëndësishëm...
Burimi:
top-channel.tv