“Ahmadinexhad mund të jetë gjallë”, zyra e ish-presidentit përgënjeshtron lajmin: Ai nuk ka vdekur
Fati i ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinexhad mbetet mister, pasi disa orë pas lajmit se ai u gjend i vrarë, zyra e ish-presidentit ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se ai është ende gjallë. Mediat lokale raportuan se ai u vra gjatë sulmit të parë të përbashkët izraelito-amerikan ndaj Iranit. Imazhet nga Teherani treguan shtëpinë e ish-udhëheqësit në lagjen Narmak të kryeqytetit, të goditur nga një raketë. Megjithatë, disa orë më vonë, zyra e Ahmadinejad mohoi lajmin për vdekjen e tij. I lindur në vitin 1956 në Aradan, Ahmadinejad është djali i një farkëtari dhe i katërti nga shtatë fëmijë. Një student i shkëlqyer, në vitin 1976, në moshën 20-vjeçare, ai u rendit i 132-ti nga 400,000 kandidatë në provimin pranues të Fakultetit të Inxhinierisë Civile në...
Burimi:
top-channel.tv