Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë

Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se pengesa kryesore për përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës është Presidenti rus Vladimir Putin. Rutte bëri këto komente në një intervistë për gazetën gjermane Bild, e publikuar sot. Sipas tij, Putin është i gatshëm të sakrifikojë numra të mëdhenj të ushtarëve dhe civilëve të tij, edhe pse nuk ka arritur fitore të rëndësishme në terren. Forcat ruse kanë bërë vetëm fitore minimale teritoriale këtë vit, më pak se 1% e territorit ukrainas, ndërsa humbjet në anën ruse vlerësohen deri në 1.1 milionë të vrarë ose të plagosur. Rutte shtoi se presidenti amerikan Donald Trump është i angazhuar për të sjellë fundin e konfliktit dhe mund të jetë lideri i vetëm që mund ta detyrojë Putinin...