Agresioni rus, presidenti i Polonisë: Vetëm Trump mund të ndalë Putin dhe kërcënimin ndaj Europës
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka deklaruar se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin dhe kërcënimin rus ndaj Europës. Në një intervistë për programin Today të Radio 4, Nawrocki u shpreh se udhëheqësit rus nuk duhet t’i besohet, por se Europa duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, me Rusinë që kërcënon Poloninë, si dhe Europën Qendrore dhe Lindore, Trump është “i vetmi person” që mund ta zgjidhë këtë problem dhe të ndalë agresionin rus. Nawrocki rikujtoi inkursionin masiv të dronëve rusë në shtatorin e kaluar, kur mbi 20 mjete ajrore pa pilot hynë në hapësirën ajrore polake nga Bjellorusia dhe Ukraina. Ai e cilësoi...
Burimi:
top-channel.tv