Agjenti i ICE plagos një emigrant në Minneapolis, protestat dhe tensionet rriten pas vrasjes së 37-vjeçares

Agjenti i ICE plagos një emigrant në Minneapolis, protestat dhe tensionet rriten pas vrasjes së 37-vjeçares

Një tjetër incident me përdorim arme zjarri nga një agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Minneapolis, ku një shtetas nga Venezuela u plagos në këmbë gjatë një operacioni arrestimi. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së 37-vjeçares Rene Nicole Good, nënë e tre fëmijëve, e cila u qëllua për vdekje nga një agjent i ICE në të njëjtin qytet, duke shkaktuar reagime të forta publike. Sipas një njoftimi të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), incidenti ndodhi pak para orës 19:00 (ora lokale), pas një kontrolli të synuar automjeti, në kuadër të arrestimit të një emigranti të parregullt nga Venezuela. Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari tentoi të largohej me makinë, u...