Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, autoritetet e SHBA: Dy të plagosur, incidenti nuk lidhet me luftën

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, autoritetet e SHBA: Dy të plagosur, incidenti nuk lidhet me luftën

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri të ditur ushtria e Shteteve të Bashkuara. Sipas njoftimit zyrtar, zjarri shpërtheu në zonën e lavanderisë së anijes dhe u vu shpejt nën kontroll nga ekuipazhi. Dy marinarë pësuan lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme. Autoritetet ushtarake theksuan se incidenti nuk lidhet me luftën në Iran. “Nuk pati dëme në dhomën e motorëve të shtytjes së anijes, e cila mbetet plotësisht funksionale”, thuhet në deklaratë. Aeroplanmbajtësja ndodhet aktualisht në Deti i Kuq dhe po merr pjesë në operacione ushtarake në rajon. USS Gerald R. Ford konsiderohet ndër aeroplanmbajtëset më moderne në flotën e marinës amerikane. Top Channel