Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Një avion cisternë amerikan KC-135, i angazhuar në operacionet ushtarake kundër Iranit, është rrëzuar në Irak pas një incidenti që përfshiu dy avionë ushtarakë. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në ngushticën strategjike të Hormuzit, e cila vazhdon të jetë e bllokuar. Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, incidenti ka ndodhur në atë që u përshkrua si “hapësirë ajrore miqësore”. Njëri prej avionëve u rrëzua, ndërsa tjetri arriti të kryejë ulje të sigurt. Aktualisht janë duke u zhvilluar operacione kërkim-shpëtimi për të gjetur ekuipazhin e avionit të rrëzuar, i cili përbëhej nga të paktën tre persona. Avionët KC-135 janë ndër mjetet ajrore më të përdorura nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe shërbejnë kryesisht për furnizimin me karburant në ajër të llojeve të ndryshme të...