Administrata Trump tërheq 30 ambasadorë, dy prej tyre nga Ballkani Perëndimor

Administrata Trump tërheq 30 ambasadorë, dy prej tyre nga Ballkani Perëndimor

Bota E Martë, 23 Dhjetor 2025 15:23 Administrata Trump ka tërhequr rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë në misionet jashtë vendit. Kështu raporton media britanike The Guardian duke cituar burime diplomatike. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë për të promovuar zyrtarë të administratës që janë besnikë ndaj politikave të reja të Shteteve të Bashkuara. Diplomatët e karrierës zakonisht mbeten në pozicionet e tyre pas ndryshimeve të administratës, duke ruajtur neutralitetin politik. Qeveria Trump pati premtuar më parë se do të largonte atë që e quante “deep state” dhe kjo lëvizje është cilësuar nga kritikët si një pastrim i profesionistëve të shërbimit civil, përfshirë diplomatët e lartë jashtë vendit. Rajoni më i prekur nga tërheqjet ishte Afrika, ndërsa u prek...