Administrata Trump nis negociatat për paqe në Lindjen e Mesme? Axios: Kushner dhe Witkoff kanë nisur diskutimet paraprake
Administrata e Donald Trump ka nisur diskutime fillestare për fazën e ardhshme të konfliktit me Iran, si dhe për mundësinë e negociatave të paqes, ndërsa luftimet mund të zgjasin edhe disa javë të tjera. Kështu raporton Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një burim të afërt me çështjen. Sipas raportimit, presidenti Trump ka deklaruar se po shqyrton një “zvogëlim” gradual të konfliktit, megjithëse brenda administratës pritet që operacionet të vazhdojnë edhe për dy deri në tre javë. Paralelisht, këshilltarët e tij po punojnë për të krijuar bazat e një rruge të mundshme diplomatike. Të dërguarit Jared Kushner dhe Steve Witkoff thuhet se janë përfshirë në diskutime paraprake. Aktualisht nuk ka kontakte të drejtpërdrejta mes Washington dhe Tehran, por Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar...
Burimi:
top-channel.tv