A mund të dalë Gjermania nga kriza ekonomike në vitin 2026?

A mund të dalë Gjermania nga kriza ekonomike në vitin 2026?

Pas vitesh rënieje ekonomike, ekonomia gjermane ka nevojë urgjente për një hov të ri në vitin 2026. Megjithatë, pavarësisht premtimeve të mëdha për shpenzime qeveritare, optimizmi midis ekonomistëve po venitet. Sipas disa parashikimeve, rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2026 do të jetë më e ngadaltë dhe më e dobët se sa pritej më parë. Ish-fuqia ekonomike evropiane ka qenë në recesion prej dy vitesh. Ekonomia ka qenë në rënie që nga fundi i vitit 2022, dhe në vitin 2025, pritet vetëm një rritje modeste prej rreth 0.1 përqind. Edhe pse shumë ekonomistë besojnë se viti 2026 do të sjellë një rritje më të fortë, shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë po zvogëlohen për shkak të dyshimeve në lidhje me valën e planifikuar të investimeve të Berlinit nën Kancelarin...