A mund ta vrasë Trump-i Ajatollahun?
Donald Trump u ka thënë protestuesve iranianë se “ndihma po vjen”, duke dhënë sinjalin më të fortë deri tani se SHBA mund të ndërhyjë pas shtypjes brutale të protestave antiqeveritare nga Republika Islamike. Presidenti amerikan paralajmëroi se “vrasësit dhe abuzuesit” e regjimit do të “paguajnë një çmim të lartë” për represionin, i cili, sipas raportimeve, ka shkaktuar rreth 2000 viktima që nga fillimi i protestave muajin e kaluar. Edhe pse Trump nuk dha detaje për llojin apo shkallën e ndërhyrjes, në Uashington po shqyrtohen disa opsione: sulme ushtarake, eliminimi i Liderit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, si dhe sulme kibernetike kundër regjimit. Por fillimisht, ai duhet të përcaktojë qëllimin përfundimtar. “A dëshiron Trump ndryshim regjimi, apo thjesht ta dobësojë Iranin për ta detyruar në një marrëveshje...
Burimi:
syri.net