A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë
Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite u kanë bërë së fundmi të ditur homologëve amerikanë se programi i raketave balistike të Iranit përbën një kërcënim ekzistencial dhe se Izraeli është i gatshëm të veprojë edhe në mënyrë të njëanshme, nëse situata e kërkon, raporton Jerusalem Post. Sipas burimeve të sigurisë, në javët e fundit janë zhvilluar disa shkëmbime të nivelit të lartë, gjatë të cilave Izraeli ka komunikuar qartë objektivin e tij për çmontimin e kapaciteteve raketore dhe infrastrukturës së prodhimit të Iranit. Zyrtarët ushtarakë kanë paraqitur koncepte operacionale për dobësimin e programit, përfshirë sulme ndaj pikave kyçe të prodhimit. “U kemi bërë të qartë amerikanëve se do të ndërhyjmë vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe që kemi përcaktuar për raketat balistike,” ka deklaruar...
Burimi:
javanews.al