A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?
PAMJE NGA TAKIMI SHBA-Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase. Takimi tre palësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje. Kurse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij me video në mbrëmja, tha se është shumë herët për të nxjerrë përfundime nga takimi në Abu Dhabi. Rusia kërkon DonbasinNegociatat kanë të bëjnë kryesisht me territoret, më saktësisht, me Donbasin - dhe çështjen se kush do ta kontrollojë këtë rajon...
Burimi:
zeri.ai