A do të përfundojë këtë vit lufta e Rusisë kundër Ukrainës?

A do të përfundojë këtë vit lufta e Rusisë kundër Ukrainës?

“Sigurisht që dua që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt, por… më duket se do të vazhdojë edhe për një kohë”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) një ushtar ukrainas, pranë një pozicioni afër frontit, majin e kaluar, i cili dha vetëm emrin e tij, Petro. “Nuk do të ketë armëpushim… Gjithçka tregon se lufta do të vazhdojë”, tha një tjetër pjesëtar i njësisë së tij, Oleksandr. Ai shtoi se, të paktën, Rusia dukej e vendosur të merrte pjesën e rajonit ukrainas të Donjeckut, që mbetet nën kontrollin e Kievit. Tetë muaj më vonë, nuk ka armëpushim, e lëre më një paqe të qëndrueshme. Rusia, pavarësisht luftimeve intensive dhe vdekjeprurëse, nuk ka arritur ta pushtojë Donjeckun në tërësi — një nga objektivat...