A do largohet Angelina Jolie nga Amerika? Daily Mail zbulon vështirësitë e saj financiare pas betejës ligjore me Bradd Pitt
Shitja e apartamentit të vjetër të Angelina Jolie në New York City ka nxitur sërish spekulime mbi gjendjen e saj financiare dhe planet për të ardhmen. Aktorja e famshme shiti pronën e saj në Upper West Side të Manhattan-it, të cilën e kishte në pronësi që nga viti 1997, për një shumë të pazbuluar, por që sipas vlerësimeve të tregut të pasurive të paluajtshme arrin rreth 1.8 milionë dollarë. Apartamenti ndodhet në ndërtesën historike The Ansonia dhe ishte rinovuar në vitin 2022, ndërsa më herët ishte përdorur nga një prej djemve të saj si vendqëndrim i përkohshëm. Ky veprim vjen në një periudhë të ndjeshme për Jolie, mes raportimeve se ajo po përgatitet të shesë edhe rezidencën e saj luksoze në Los Angeles, e blerë...
Burimi:
top-channel.tv