“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

Shtetet e Bashkuara kanë goditur më shumë se 10 mijë objektiva brenda Iranit, përfshirë dhjetëra anije luftarake dhe impiante raketash, si pjesë e operacionit në vazhdim. Kështu deklaroi të mërkurën, 25 mars, Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM), Admiral Brad Cooper. “Forcat amerikane kanë goditur më shumë se 10 mijë objektiva ushtarake. Në fakt, objektivi më i fundit iranian u godit vetëm pak orë më parë”, tha Cooper në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetin social “X”. Tensionet rajonale janë rritur që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 300 personave, përfshirë ish-Liderin Suprem Ali Khamenei. Irani është hakmarrë duke sulmuar me dronë dhe raketa Izraelin dhe...