No Image Available

891 milionë dollarë në ditë! Sa i kushton SHBA-së lufta me Iranin?

Donald Trump SHBA-Departamenti i Mbrojtjes nuk do të thotë se sa mund të kushtojë Operacioni "Tërbim Epik", por një grup dypartiakë ekspertësh vlerësojnë se çmimi shkon në rreth 891 milionë dollarë në ditë për katër ditët e para të sulmit - ose 3.7 miliardë dollarë gjithsej.     Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se shifrat marramendëse janë kryesisht për shkak të intensitetit të sulmeve fillestare t% ndodhura para një jave, gjatë të cilave SHBA-të goditën Iranin me rreth 2,000 municione precize.  Midis 2,000 municioneve precize të qëlluara përfshihet një  numër i panjohur raketash lundrimi Tomahawk, të cilat kushtojnë më shumë se 2 milionë dollarë secila. Gjithashtu në kosto ka të ngjarë të përfshihet edhe  humbja e tre  avionëve luftarakë F-15 për shkak të incidentit të zjarrit miqësor në Kuvajt....