85 viktima nga i ftohti në SHBA. Mbi 230 mijë pa energji elektrike

85 viktima nga i ftohti në SHBA. Mbi 230 mijë pa energji elektrike

Bota E Premte, 30 Janar 2026 10:23 Një stuhi e fuqishme dimërore që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 85 viktima, ndërsa temperaturat kanë zbritur në nivele ekstremisht të ulëta, deri në -40 gradë Celsius, duke paralizuar zona të gjera të vendit. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), numri më i madh i viktimave është regjistruar në shtetet Tenesi, Misisipi dhe Luiziana, ku kushtet e motit kanë qenë veçanërisht të rënda. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se shkaqet kryesore të humbjes së jetës lidhen me hipoterminë dhe helmimin nga monoksidi i karbonit, ky i fundit si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të ngrohjes në banesat që mbetën pa energji elektrike. Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje masive të energjisë, duke lënë...