648 të vdekur në Iran, dëshmitë tronditëse nga protestuesit: Ata vazhduan të vrisnin, ishte e tmerrshme kur…

648 të vdekur në Iran, dëshmitë tronditëse nga protestuesit: Ata vazhduan të vrisnin, ishte e tmerrshme kur…

Një protestues në Iran, përshkruan skena shokuese gjatë përplasjes mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në një qytet të vogël në jug të vendit. “Ishte e tmerrshme. Ata qëlluan drejtpërdrejt në radhët e protestuesve, dhe njerëzit ranë aty ku qëndruan,” tha Omidi, ndërsa zëri i tij dridhej nga frika e mundësisë së ndjekjes nga autoritetet. Thyerja e heshtjes mbi situatën në Iran ka kërkuar guxim të jashtëzakonshëm, pasi kërcënimi i hakmarrjes nga autoritetet është real. Omidi, në të 40-at e tij, u bashkua me protestat kundër përkeqësimit të kushteve ekonomike, ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur me pushkë Kalashnikov. “Ne po luftojmë kundër një regjimi brutal me duar bosh”, tha ai. Raportime të ngjashme janë marrë nga të tjerë dëshmitarë përmes...