600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

Kryebashkiaku i Kievit i tha sot AFP-së se 600,000 njerëz janë larguar nga kryeqyteti ukrainas që kur ai bëri thirrje më 9 janar që Kievi të evakuohet përkohësisht, pasi gjysma e ndërtesave nuk kanë ngrohje pas sulmeve masive ruse. Të hënën në mbrëmje, një sulm rus ndaj infrastrukturës energjetike la përsëri pothuajse gjysmën e pallateve të apartamenteve të Kievit pa ngrohje, ku temperaturat janë shumë të ulëta. “Jo të gjithë kanë mundësinë të largohen nga qyteti, por për momentin popullsia është zvogëluar”, tha Vitali Klitschko për AFP në një intervistë, duke shtuar se 600,000 njerëz ishin larguar nga kryeqyteti, i cili ka një popullsi prej rreth 3.6 milionë banorësh.” Temperatura po arrin -20°C dhe Putini po e përdor atë për të thyer rezistencën, për të...