Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
6 vende të NATO-s solidarizohen me Danimarkën: Groenlanda i përket popullit të saj!
Danimarka, së bashku me gjashtë vende të NATO-s, lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi Groenlandën, duke bërë thirrje për respekt për "sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve" pas thirrjeve të përsëritura nga SHBA-të për marrjen e Groenlandës nga ana e amerikanëve. "Groenlanda u përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën", thanë në deklaratë udhëheqësit e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Deklarata rithekson se siguria e Arktikut mbetet një “prioritet kyç për Evropën”, duke riafirmuar se shumë aleatë evropianë kanë rritur praninë, aktivitetet dhe investimet e tyre për ta mbajtur rajonin të sigurt. "Siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht, në bashkëpunim...




