6 të vdekur nga moti i keq në Europë e Ballkan, stuhi dhe kaos udhëtimesh

6 të vdekur nga moti i keq në Europë e Ballkan, stuhi dhe kaos udhëtimesh

Pjesë të ndryshme të Europës përballen me një mot të keq, që e largoi shumë shpejt harenë e festave. Në ditën e ujit të bekuar, furia e natyrës u përplas fort mbi pellgun e Ballkanit dhe reshje të dendura shiu e bore, ndërprerjeje të energjisë elektrike dhe një viktimë në Bosnje, një grua që humbi jetën mes stuhisë. Pasi pothuajse 40 centimetra borë ranë në kryeqytetin Sarajevë, gruaja në fjalë dha shpirt në spital pasi u godit nga një pemë që u rrëzua nën peshën e borës. Reshjet e dendura të dëborës paralizuan një pjesë të lëvizjes në Holandë. Aeroporti i Schipholit në Amsterdam raportoi anullimin e rreth 600 fluturimeve, ndërsa ekipet kanë punuar pa reshtur për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin...