6 shtete nismë për hapjen e Hormuzit: Gati për të kontribuar në kalimin e sigurt të naftës në Ngushticë

6 shtete nismë për hapjen e Hormuzit: Gati për të kontribuar në kalimin e sigurt të naftës në Ngushticë

Bota E Enjte, 19 Mars 2026 15:53 Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia kërkojnë moratorium të menjëhershëm global për sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit, duke deklaruar gjithashtu qëllimin e tyre për ta rihapur atë. Teksti i deklaratës së përbashkët: Dënojmë me forcën më të madhe sulmet e fundit të ndërmarra nga Irani kundër anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin (Persik), sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë impiantet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane. Shprehim shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e konfliktit. I bëjmë thirrje Iranit të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për lundrimin...