53 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një barke në brigjet e Libisë, mes tyre edhe dy foshnje
Pesëdhjetë e tre migrantë, përfshirë dy foshnje, kanë vdekur ose janë të zhdukur pasi një gomone që transportonte 55 persona u përmbys në brigjet e Libisë, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin. Varka u përmbys në veri të Zuwarës, Libi. Vetëm dy gra nigeriane u shpëtuan gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi nga autoritetet libiane. Një e mbijetuar tha se humbi bashkëshortin e saj, ndërsa tjetra tha se humbi dy foshnjat e saj në këtë tragjedi.Sipas dy të mbijetuarve, varka — që transportonte migrantë dhe refugjatë nga vendet afrikane — u nis nga al-Zawiya, Libi. Rreth gjashtë orë më vonë, ajo u përmbys pasi uji hyri në varkë. Sipas Programit të IOM-it për Migrantët e Zhdukur, më shumë se 1,300 migrantë u raportuan të zhdukur në Mesdheun...
Burimi:
top-channel.tv