500 mijë gra evropiane të rrezikuara në vit nga abortet e pasigurta, BE hap fondin e ri edhe për shtetet ku procedura ndalohet me ligj

500 mijë gra evropiane të rrezikuara në vit nga abortet e pasigurta, BE hap fondin e ri edhe për shtetet ku procedura ndalohet me ligj

Shtetet e BE-së do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë një fond social për të ndihmuar gratë të kenë akses në aborte të sigurta. Njoftimi i së enjtes vjen nga një fushatë e gjatë nga Komisioni Evropian që synonte financimin e një mekanizmi që do t’u lejonte grave që e kanë pothuajse të ndaluar në shtetet e tyre abortin, të shkonin dhe të kryenin procedurën në një shtet tjetër. Në zemër të fushatës “Zëri Im, Zgjedhja Ime” ishte pretendimi se gratë në të 27 shtetet anëtare duhet të kenë akses të barabartë në aborte të ligjshme dhe të sigurta. Më shumë se 1.2 milion njerëz u regjistruan në iniciativë, duke e detyruar Komisionin Evropian të përgjigjej. Propozimi u mbështet nga shumica e eurodeputetëve në dhjetor....